Libohovë, pensionistët nuk tërheqin dot paratë. Rrufeja godet sistemin kompjuterik

Posta LibohovePrej dy ditësh në zyrat e Postës Shiptare në Libohovë është bllokuar shërbimi për pensionistët.

Ata nuk mund të tërheqin pensionin për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik ku përpunohen të dhënat e tyre.

Problemi nisi që prej mëngjesit të djeshëm, kur një rrufe goditi në disa prej kompjuterave të Bashkisë Libohovë, përfshi edhe ato të zyrës postare. Po kështu ka probleme edhe në linjën e furnizimit me internet.

Paraditen e sotme me dhjetra pensionistë ishin mbledhur sërish para zyrës postare, por pa mundur të tërheqin paratë. Pritet që situata të marrë zgjidhje ditën e nesërme./Libohova Online