Libohovë, prej disa orësh mungon energjia elektrike

permbytje-shqiperi-8Që prej orëve të para të  mëngjesit, në Libohovë dhe shumë  zona të  tjera të Gjirokastrës ka mungesë të energjisë elektrike. Rikthimi i reshjeve të shiut me intensitet të lartë  gjatë  ditës së  sotme dhe i reshjeve të dëborës në  Zagorie dhe shumë  komuna të  tjera malore të qarkut, ka sjellë  ndërprerje të  furnizimit me energji.

Nënstacioni elektrik i Gjirokastrës rrezikon një tjetër përmbytje. Më herët gjatë ditës u shpallë gjendja e jashtëzakonshme në  jug të vendit, ndërsa lumenjtë Drino e Vjosë janë fryrë tej mase dhe rrezikojnë një tjetër dalje nga shtrati.