Libohovë, socialistët festojnë 25 vjetorin e themelimit të PS-së (FOTO)

13410377_1222542721109336_51723923_o25 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste është festuar sot edhe në Libohovë nga anëtarë dhe mbështetës të kësaj force politike. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast merrnin pjesë edhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Cuçi, deputeti i qarkut Dashamir Kamberi, prefekti Flamur Bime etj zyrtarë lokalë. Në fjalën hapëse të ceremonisë kryetarja e PS-së e zgjedhur së fundi, Arnisa Ibrahimi, ka thënë se 25 vjetori i themelimit të partisë është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë ata që militojnë në këtë forcë poltike.

“Është çerek shekulli përpjekje në emër të socializmit. Janë 25 vjet përpjekje dhe luftë për të dhënë dhe për të bërë më të mirën për vendin tonë, për njerëzit tanë. Dhe Partia Socialiste si forca kryesore dhe më rëndësishme në vend në këto 25 vjet jetë ka ofruar alternativën më të mirë”, tha Ibrahimi.

Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe kryebashkiakja Luiza Mandi, e cila tha se, sot çdo socialist ka plot arsye për t’u krenuar pas plot 25 vitesh nga themelimi i partisë. Sipas saj PS është një force politike që në rrugëtimin e vet ka ditur me mençuri të jetë mbrojtëse e denjë interesit kombëtar, ka ditur të luajë një rol të jashtëzakonshëm në transformimin dhe demokratizimin e vendit

“Sot Partia Socialiste udhëheq përpjekjen historike për të modernizuar shtetin shqiptar dhe për të çuar përpara aspiratën e popullit tonë për t’u integruar në Bashkimin Europian. Por ky përvjetor, ky çerek shekulli nga jeta e Partisë Socialiste është edhe një moment për të kthyer kokën pas, duke falenderuar ata që e krijuan dhe e drejtuan këtë parti në të gjitha nivelet, duke falenderuar ata që ndër vite i janë bashkuar kësaj partie dhe sigurisht ata që e kanë votuar në zgjedhje qoftë edhe njëherë të vetme. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë”, tha Mandi.

Partia Socialiste u themelua në 12 qershor 1991 pas shkrirjes së Partisë së Punës.

13493166_1222543214442620_1707630777_o13461197_1222543117775963_910685805_o13499460_1222543134442628_712981512_o13493447_1222542664442675_1764320533_o13493334_1222543001109308_115735844_o