Ligji i ri, kush restauron shtëpinë është i detyruar edhe ta termo-izolojë

maxresdefaultTë gjithë ata qytetarë që do të rikonstruktojnë banesën e tyre deri në masën 25 % do të detyrohen të bëjnë termoizolimin dhe të vendosin paisje me konsum të ulët energjie.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë po përgatit ndryshimet në ligj të cilat parashikon ndërhyje në ndërtesat aktuale me synim për të ulur konsumin e energjisë elektrike.

Drejtori i Burimeve të Energjisë së rinovueshme në ministri Gjergj Simaku shpjegon se kjo nismë u ndërmor nisur nga fakti se tashmë pjesa më e madhe e ndërtimeve thuajse  kanë përfunduar dhe ky ligj funksiononte vetëm për ndërtimet e reja.

Aktualisht ministria e Energjisë po punon edhe për një metodologji në bazë të së cilës do të përcaktohet  edhe kostoja që duhet për të realizuar këtë ndërhyrje. Mos zbatimi i detyrimeve dënohet me gjobe në masën 300,000 lek për projektuesin dhe në masën 1,000,000 për zbatuesin e punimeve.