Lista e PD në Gjirokastër, a është tërhequr nga kandidimi Besnik Aliaj?

Partia Demokratike ka zhvilluar mbrëmë mbledhjen e aktivit të zgjeruar në Gjirokastër, ku morën pjesë edhe kandidatët për deputetë: Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka, Qamil Xhemili dhe Mimoza Como.

Por ajo që bie në sy është fakti se dy emrat e fundit, Qamil Xhelili dhe Mimoza Çomo, nuk kanë qenë në listën zyrtare të kandidatëve të publikuar prej Partisë Demokratike. Pjesë e listës së Gjirokastrës ishte në vendin e katërt Besnik Aliaj, ndërkohë sipas mesazhit të Roland Bejkos kandidatë është edhe Qamil Xhelili me Mimoza Çomon.

Ndoshta Besnik Aliaj është tërhequr nga gara, siç bënë një ditë më parë edhe kandidatë të tjerë të PD-së në Berat e Shkodër.

Në takimin e djeshëm u vu re gjithashtu që Aliaj mungonte. Sidoqoftë mbetet për t’u konfirmuar nëse ai është tërhequr apo jo. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

/ArgjiroLajm.net/