“Lista e zezë” e PD-së/ 130 zyrtarë me rekorde kriminale. Dy janë në Gjirokastër

Lulzim BashaPartia Demokratike ka bërë publike një listë me 130 emra zyrtarësh, të cilët sipas saj rezultojnë me rekorde kriminale dhe që kanë qenë të dënuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Për këtë, PD i ka kërkuar ministrit të Brendshëm që të bëjë verifikimet. Sa i përket Gjirokastrës, PD ka evidentuar dy persona të punësuar në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Bëhet fjalë për shtetasit Eugent Shkurta dhe Marenglen Balili.

“Materialet që disponon Ministria e Brendshme, apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që vërtetojnë se shtetasit e përfshirë në listën e mëposhtme janë dënuar me vendim gjykate në Republikën e Shqipërisë apo të gjykatave të shteteve të tjera, duke specifikuar numrin e vendimit të gjykatës, gjykatën që ka marrë këtë vendim, llojin e veprës penale për të cilin është dënuar nga gjykata, koha kur është dënuar dhe masën e dënimit të shoqëruara me fotokopjen e vendimit të gjykatës”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.

dsgdfgfd