Listat e PD/ Basha sjell Vangjel Dulen në Gjirokastër?

Basha “shpërblen” kreytarët e partake opozitere që e mbështetën përgjatë gjithë kohës që ndenji nëçadrën e protestës në bulevard. Pas zhvillimit të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët e tij, është bërë me dije se partitë opozitare të shkojnë me një logo të përbashkët në mbledhje me PD.

Ky ka qenë vendimi i këtij takimi mes aleatëve të opozitës së djathtë ditën e sotme. Gjithashtu burime nga mbledhja bëjnë me dije se u vendos që kryetarët e partive parlamentare do të kenë të sigurtë emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

Lista e kryetarëve të partive parlamentare në aleancë me PD

Fatmir Mediu – kryetar i Partisë Republikane

Agron Duka – kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste

Vangjel Dule – kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Nard Ndoka – kryetar i Partisë Demokristiane

Dashamir Shehi – kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar