Llalla në Gjirokastër: ISIS në Lazarat, pjellë e fantazisë

tmp_10856-Adriatik-Lllalla_3540147048Pas Saimir Tahirit edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha se lajmet e dhëna nga disa media të huaja dhe të pasqyruara më pas në mediat shqiptare, nuk janë reale. Gjatë analizës së punës së prokurorisë së Gjirokastrës, kryeprokurori u shpreh:

“Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhura në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale.”

Gazetat Daily Mirror e Corriere Della Sera shkruajtën pak ditë më parë se ISIS po kontrollonte plantacionet me cannabis sativa në Lazarat. Ministri Tahiri u dërgoi një letër redaksive të tyre për t’i përgënjeshtruar lajmet e dhëna për Shqipërinë.