LRI Gjirokastër, Kulla: Forumet e tjera ju kanë zili, duan t’ju kopjojnë, por…

14611109_977448135735359_5483388910506535519_nTë rinjtë e LSI-së në Gjirokastër organizuan një takim për të diskutuar punën e deritanishme të forumit rinor, mënyrën e organizimit në vijim dhe zgjedhjet e nëntorit për kryetar partie.

I pranishëm ishte dhe deputeti Vangjel Tavo dhe kryetari i LSI Gjirokastër, Krenar Kulla. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij foli me superlativa për punën e të rinjve.

“Ju kam ndjekur në pothuajse çdo aktivitet dhe me të vërtet jeni një grupim politik për t’u marrë shembull. Jeni një organizatë politike, që organizatat e tjera simotra kërkojnë t’ju kopjojnë. Por sa herë ata kërkojnë t’ju kopjojnë, ju aq herë edhe më cilësore i bëni këto aktivitete”, tha Kulla.

Forumet rinore partiake në Shqipëri bëhen aktive sidomos në prag zgjedhjesh dhe mesazhet motivuese të drejtuesve janë të kuptueshme.

Sidoqoftë, nëse FRPD apo FRESSH Gjirokastër tenton të kopjojë LRI-në, të paktën të mos marrin në konsideratë drejtshkrimin në postimet që ky forum bën në faqen në Facebook. Mjafton t’i referohesh vetëm postimit të fundit që pasqyron këtë takim.

Teksti që shoqëron fotot është i mbushur me presje të ndërfutura vend e pavend mes fjalive dhe fjalë që nisin me shkronjë të madhe pa qenë nevoja. Por edhe në postime të tjera të mëparshme shikon gabime drejtshkrimore të shumta.

|Libohova Online|

001003002004005