LSI Gjirokastër i merr një këshilltar opozitës, Rexha: Vangjel Tavo këmbënguli shumë (VIDEO)

arben-rexhaOpozita në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës do të ketë një këshilltar më pak këtej e tutje. Arben Rexha, i zgjedhur si këshilltar nga Partia Republike, u largua drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmin e ka bërë vetë publik në një intervistë për Alpo Tv.

“Në dëshirën maksimale timen për të qenë sa më afër arsimit. Duke parë që deputeti i LSI-së (Vangjel Tavo) ka këmbëngulur shumë, duke më tërhequr gjithmonë dhe më ka premtuar që t’i kthehem përsëri arsimit, unë vendosa që të kthehem si këshilltar i LSI-së”, ka thënë Rexha, pa sqaruar mirë se cili ka qenë premtimi konkret nga Vangjel Tavo dhe çfarë nënkupton ai me “t’i kthehem përsëri arsimit”.

Kujtojmë që Arben Rexha ka qenë drejtues i disa shkollave në Gjirokastër dhe njeri i afërt me PD-në. Dega lokale e kësaj të fundit s’ka bërë asnjë reagim për këtë largim të Rexhës.