LSI Gjirokastër merr zemër’: PS-së i dhamë një përgjigje siç e meriton

Pas zhvillimeve të sotme në Këshillin Bashkiak, ka reaguar përmes një deklarate edhe LSI Gjirokastër. Ajo thotë se PS luajti aktin e fundit të komedisë ‘Endërr për një karrige’, por nuk ia doli dot të bëhej shumicë në këtë organ. Më poshtë deklarata e plotë.

Sot Partia Socialiste nëpërmjet veglave të saj luajti aktin e fundit të komedisë “Ëndërr për një karrige”. Duke u hedhur në sulm frontal kundër LSI-së kërkoi të përmbyste pa vota rezultatin e vendosur në 2015-ën me qëllimin e vetëm për të marë shumicën në Këshill dhe të bllokonte punën e Kryetares së Bashkisë për të vetmin fakt se ajo nuk vjen nga rradhët e PS. Në fakt për shkak të ekzaltimit harroi se do të kishte edhe një përgjigje siç e meriton nga të gjithë ata që nuk e vlerësojnë si të ndershme shit-blerjen e këshilltarëve. Hynë në mbledhje me 14 këshilltarë e gjysëm, një kryetar dhe dy nenkryetarë dhe dolën me 15 këshilltarë, pra përfituan vetëm gjysëm këshilltari dhe i humbën gjithë të tjerat. Partia Socialiste e Gjirokastrës nuk heq dorë nga presionet dhe blerjet e votave por duhet ta dinë se këto forma janë të provuara dhe jo vetëm që nuk japin rezultat por kostoja që do të marin është tepër e madhe dhe rezultatet kanë filluar të duken. Ne përsërisim thirrjen që të heqin dorë menjëherë nga këto forma të ulëta dhe në vend që të gjuajnë se cilin këshilltar do blejnë të mendojnë si do ti shërbejnë atyre që i kanë votuar. LSI është e vendosur tē vazhdojë në rrugën që ka premtuar dhe këshilltarët e saj do të jenë deri në fund të mandatit në shërbim të qytetarëve dhe të Gjirokastrës.