LSI Gjirokastër të lë pa fjalë me këtë postim

Aktivitetet elektorale po promovohen me forcë nga partitë në internet, sidomos tani në muajin e fushatës ku intensiteti është më i lartë se kurrë. Në një video të postuar në faqen e LRI Gjirokastër dhe faqen e deputetit Vangjel Tavo bën përshtypje komenti:

“Krenar për LRI Gjirokastër e cila në mënyrë tërësisht spontane, nën shi, u mblodh për të shkuar në një nga Zyrat elektorale”, thuhet ndër të tjera tek ky postim.

Propaganda tejkalon çdo limit aq sa shndërrohet në qesharake. Gjoja të rinjtë janë bërë bashkë krejt spontanisht, pa i lajmëruar njeri më parë, madje edhe bluzat e brenduara me simbole të partisë i mbanin veshur fare rastësisht.  Për të theksuar “sakrificën” që bëjnë për partinë, thuhet edhe se ata kanë sfiduar shiun.

Ndërkohë gjoja rastësisht u gjendën aty edhe kamerat e Alpo Tv që i filmonin në udhëtimin nga zyra qëndrore e LSI-së deri tek zyra elektorale.

Në fakt është krejt e kundërta. I gjithë takimi dhe lëvizjet janë paramenduar, siç e vepron çdo parti politike në organizime të tilla, prandaj mirë është të tregohen të kursyer me propagandën në këto nivele.

/Libohova Online/