LSI mbledh në takim të rinjtë e Gjirokastrës (FOTO)

Deputeti dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Gjirokastrës.

Në takimin e zhvilluar , Tavo ka prezantuar programin e LSI-së për punësimin dhe investimet. Tavo u shpreh se një theks i veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve, duke dhënë grante dhe kredi për ata që kanë nevojë për ndihmë në çeljen e bizneseve të vetëpunësimit.

Gjatë takimit, Tavo u shpreh se mijëra të rinj që janë pjesë e LSI-së në Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj dhe në gjithë qarkun tregojnë diferencën që ka në ide dhe vizion LSI-ja nga forcat e tjera politike. “Këta të rinj janë garancia se fitorja e LSI-së dhe dalja forcë e parë është e sigurt”,- tha Tavo.

Image may contain: 22 people, people sitting

Image may contain: 20 people, crowd

Image may contain: 22 people, crowd and indoor