LSI thyen sërish heshtjen zgjedhore, bën thirrje për të votuar Tavon

LSI Gjirokastër ka thyer sërish heshtjen zgjedhore, kur përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, i bën thirrje njerëzve të votojnë Vangjel Tavon.

Ndërkohë një natë më parë Alpo Rtv, media pranë LSI-së, shkeli sërish Kodin Zgjedhor duke ritransmetuar intervistën me Ilir Metën. Më poshtë thirrja e plotë e LSI.

Votoni me mendje dhe zemër sot. Votoni për Vangjel Tavon i cili njeh me pëllëmbë çdo rrugë të gjithë qarkut e me emër çdo banor të qyteteve e fshatrave tona. Votoni mikun tonë dhe jo deputetë turistë.

Votoni njeriun pranë njerëzve dhe jo ata që e duan Gjirokastrën një herë në katër vjet.

Voto Nr 1 në fletën e votimi!

Voto LSI.