Luftëtari është në krizë, humbet ndeshjen e katërt radhazi

Tirana mposhti Luftëtarin me rezultatin 3-1 në takimin e javës së katër të Kategorisë Superiore, duke siguruar kështu fitoren e parë në këtë kampionat.

Një fitore e artë për bardheblutë e Ze Marias, të cilët iu falën golave të Blazhevskit Turtullit dhe Grecës në fundin e lojës. Një autogol i Dokës vendosi për një moment baraspeshën, por bardheblutë arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës duke fituar takimin.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Hoxhallari për Tiranën dhe Janiçiç për Luftëtarin u ndëshkuan me karton të kuq.