Luftëtari kthehet në Gjirokastër me tre pikë, fiton me autogol të futbollistit të Teutës

Ekipi i Teutës e ka humbur takimin e vlefshëm për javën e 19 të Kategorisë Superiore, përballë Luftëtarit me rezultatin 2-3.  Pjesa e parë mund të konsiderohet e çmendur në këtë takim, pasi vetëm në 45 minutat e para janë shënuar 4 gola. Shkurtaj ka shënuar një dopietë, duke e kaluar dy herë në avantazh skuadrën e Teutës. Në fillim Hila nga pika e bardhë dhe më pas Lajthia, kanë barazuar rezultatin e takimit ndaj Luftëtarit. Historia e pjesës së dytë ka nisur dhe përfunduar me autogolin e vitit nga ekipi i Teutës. Luftëtari merr 3 pikët, ndërsa Teuta bën “vetvrasjen”.