Luftëtari merr një portier grek, ja kush është 35-vjeçari që vjen në Gjirokastër

Në portier grek për Luftëtarin. Klubi gjirokastrit ka mbyllur marrëveshjen me një portier me shumë eksperiencë në Greqi, që në pjesën e parë të sezonit ka qenë pjesë e Trikallas, që militon në “Football League“ (Liga e dytë greke).

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Kristos Athanasopulos, me të cilin është arritur marrëveshja dhe pritet t‘i bashkohet ekipit në Gjirokastër më 19 janar. Mesa duket klubi bluzi do të heq dorë nga firmosja e kontratës me 24-vjeçarin Amarildo Çekrezi, i cili po stërvitet me Luftëtarin në Turqi dhe u aktivizua në pjesën e dytë të miqësores ndaj Trabzonsporit. Transferimi i Athanasopulos te Luftëtari ka bërë jehonë edhe në mediat greke. Në të kaluarën portieri ka qenë pjesë e Kalitheas, Iraklisit, Panahaikisë dhe Panegaliosit. Ardhja e tij shton konkurrencën te Luftëtari, teksa në pjesën e parë të sezonit titullar ka qenë Shkëlzen Ruçi.