Luftëtari në Europë, fiton në Gjirokastër përballë Skënderbeut

Luftëtari shkruan histori. Ka fituar sërish në ndeshjen e sotme në Gjirokastër përballë Skënderbeut, me rezultatin 3 me 1. Pas këtij rezultati ekipi i Hasan Likës e sheh veten në vendin e tretë të kampionatit, duke vulosur në këtë mënyrë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Golat për vendasit u shënuan nga Licaj, Ramadani dhe Bregu.