Luftëtari në krizë, Flamurtari i shkakton humbjen e radhës

Flamurtari mund Luftëtarin dhe merr tri pikë të arta në misionin për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar edhe sezonin e ardhshëm. Vlonjatët triumfuan 2-1 me përmbysje në një përballje spektakolare.

Takimi në Gjirokastër nisi me vrull dhe që në minutën e dhjetë vendasit kaluan përpara me një supergol të Dejvi Bregut. Pas pushimit mysafirët nga Vlora reaguan dhe rikthyen baraspeshën me një të djathtë spektakolare të Donjet Shkodrës në të 70-n. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, kapiteni Bruno Telushi shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga pengimi i Zguros ndaj zëvendësuesit Neziraj në Vlorë.

Ky triumf i ngjit vlonjatët në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Laçi i vendit të tetë. Në krahun tjetër, disfata e parë në shtëpi këtë sezon e lë Luftëtarin në pozitën e katërt me 36 pikë, aq sa Vllaznia që sot do të presë Partizanin.