Luftëtari në krizë, mundet edhe në Gjirokastër nga Kamza

Kamza arriti që t’i surprizojë të gjithë në transfertë kundër Luftëtarit.

Miqtë fituan me rezultatin 2-1 duke thyer në fushën e tyre gjirokastritët të cilët nuk fitojnë prej tre javësh.

Heroi i Kamzës në këtë takim ishte sulmuesi Stefan Raçiç që shënoi të dy golat e takimit në minutën e 16-të dhe 92-të, ndërsa, për Luftëtarin shënoi Dejvi Bregu.

Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu të cilët luajtën që nga minutan e 32-të me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të Fustar.

Ndërkohë ekipi i Gjirokastrës vazhdon të jetë në një situatë jo të mirë.