Luftëtari rikthehet në shtëpi pas eliminatoreve

14380189_1146305502075210_1527773545436171611_o-658x393Luftëtari do të rikthehet t’i luajë ndeshjet pritëse në Gjirokastër vetëm pas pushimit të detyruar në fillim të muajit Tetor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se tapeti i gjelbër në stadium është shtruar dhe tashmë duhet pritur koha e nevojshme për t’u shkelur nga futbollistët. Gjatë kësaj vere, në procesin e licensimit, stadiumi i qytetit të Gjirokastrës u cilësua si i papërshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Rikthimi i Luftëtarit mes më të mirëve të kampionatit, i detyroi drejtuesit e klubit të nisnin punën në fund të muajit Gusht për rikonstruksionin e stadiumit. Rikonstruksionit nuk i është nënshtruar vetëm fusha e blertë por edhe ambjentet e brendshme të stadiumit që sipas komunikatës do të jenë gati brenda 20 ditëve të ardhshme. 3 javët e para të Kategorisë Superiore, ekipi jugor i ka luajtur larg shtëpisë. Fillimisht Luftëtari priti Partizanin në Elbasan dhe në javën e tretë ishte sërish skuadër pritëse në “Elbasan Arena’ ku siguroi një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Korabit./ss