Libohova do të drejtohet nga një grua, Luiza Mandi fiton zgjedhjet

Luiza-Mandi-283x3001-283x300Për herë të parë Bashkia Libohovë do të drejtohet nga një grua. Luiza Mandi fiton përballjen elektorale me Altin Çomon. Në përfundim të proçesit të numërimit të 12 qendrave të votimit, kandidatja e mbështetur nga Aleanca për Shqipërinë Europianë mori rreth 270 vota më shumë sesa kryebashkiaku që ka qeverisur Libohovën për 8 vitet e fundit, Altin Çomo.

Fitorja e Mandit rikthen Libohovën nën qeverisjen e së majtës. Pjesëmarrja në këto zgjedhje sa i përket Bashkisë së re të Libohovës, shkonte në rreth 60%. Proçesi i votimit dhe numërimit të votave ishte i qetë.

Kryebashkiakja e re e Libohovës është mjeke me profesion. Prej 25 vitesh ajo ka shërbyer në Libohovë dhe fshatrat e zonës përreth. Angazhimin politik e ka nisur me strukturat lokale të Partisë Socialiste, si dhe ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Libohovës.