Majlinda Bregu “braktis” PD-në, vjen me Ramën në Gjirokastër

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka marrë pjesë në aktivitetin për Ditën e Europës, që u organizua në Gjirokastër.

Mediat kanë fokusuar momentin kur Bregu dëgjonte me vëmendje Kryeministrin Rama teksa fliste për zgjidhjen e krizës politike.

“T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme. Cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre. Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”, tha Rama.

Pak ditë më parë, deputetja e djathtë u shpreh sërish kritike me sjelljen e partisë së saj, e cila sipas Bregut, duhet të futet në zgjedhje.