Makina fundoset në ujë, dy të rinj i shpëtojnë mbytjes (VIDEO)

permbytje-okVazhdon të jetë e rëndë situata në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin pranë varrezave të qytetit.

Video më poshtë tregon momentin kur një automjet është fundosur në ujë, ndërsa brenda tij udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë arritur që me ndihmën e personave të rastësishëm dhe policëve që ndodheshin në rrugë të shpëtojnë.

Kjo është hera e dytë brenda këtyre ditëve që ky aks përmbytet dhe bllokohet, jo vetëm për shkak të reshjeve të shiut dhe ujërave që vëshrojnë nga përrenjtë, por dhe nga punimet që kryehen në rrugë.

Shihni pamjet më poshtë.