Masat për vitin e ri shkollor, prefekti i Gjirokastrës ‘zhvendos’ mbledhjen në Libohovë

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me Organin Këshillues pranë Institucionit të Prefektit të qarkut për të analizuar masat e marra nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër dhe Zyrat Arsimore Tepelenë e Përmet, mbi fillimin e proçesit mësimor në arsimin bazë të mesëm dhe të lartë. Por në fakt lajmi këtu nuk është vetë mbledhja më shumë sesa vendi ku u zhvillua. Në dallim nga herët e tjera që mbledhja të tilla organizoheshin në Prefekturë, sot ishte zhvendosur në Libohovë. Mbledhjet e tjera do të zhvillohen në Dropull, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj.