Materialet propagandistike të fushatës, Zamira Rami vë “kufirin te thana”

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka marrë dje një vendim “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Sipas këtij vendimi thuhet se:

  1. Të përcaktojë kufizimet në përdorimin e materialeve propagandistike statike dhe vendndodhjet e lejuara për afishimin e tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
  2. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i materialeve propagandistike zgjedhore statike, përfshirë flamuj dhe postera në një distancë jo më të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor.
  3. Subjektet zgjedhore lejohen të ngrenë jo më shumë se një zyrë elektorale për lagje qyteti ose fshat.
  4. Materialet edukative zgjedhore, në dispozicion të KQZ-së, ose palëve të treta që nuk promovojnë fushatën e një subjekti të caktuar zgjedhor, por që i shërbejnë edukimit të zgjedhësve, lidhur me të drejtat e tyre dhe procedurat e regjistrimit dhe të votimit sipas Kodit Zgjedhor, do të afishohen në sheshet qendrore të lagjeve të qytetit ose fshatrave të Njësisë Administrative Gjirokastër. Në këto vende lejohet që subjektet zgjedhore të afishojnë vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.
  5. Bashkia, nëpërmjet organeve të zbatimit të ligjit në varësi të saj, është e detyruar të heqë të gjitha materialet propagandistike, që janë afishuar në kundërshtim me kete vendim.
  6. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe behet publik ne media.