Mbërrijnë materialet, pritet të nisë restaurimi i Kishës së Labovës (FOTO)

Ndërsa po vijon puna për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Labovë e Kryqit, pritet që së shpejti të nisë edhe restaurimi i Kishës së Shën Marias, një prej monumenteve kulturore më me vlerë në jug të vendit.

Së fundi kanë mbërritur edhe materialet prej druri që do të përdoren gjatë punimeve.

Investimi në rrugën e Labovës dhe në Kishë po kryhet nga Ministria e Kulturës. Parashikimet janë që punimet të përfundojnë në verë të këtij viti.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka qenë disa herë në Labovë me kryebashkiaken Luiza Mandi dhe është zotuar para banorëve për një investim të kaq të rëndësishëm. Kisha e Labovës së Kryqit është një destinacion i rëndësishëm turistik në Qarkun e Gjirokastrës.

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: shoes and outdoor