Mblidhet PD Gjirokastër: Duhet të mobilizohemi, të kthehemi në magnet për njerëzit

Partia Demokratike në Gjirokastër zhvilloi mbledhjen e aktivit të saj, ku merrnin pjesë drejtues të strukturave, si dhe deputeti Tritan Shehu. Ky i fundit gjatë fjalës së tij kërkoi më shumë angazhim dhe mobilizim për aksionin opozitar që pritet të nisë në muajin shtator. Shehu tha se PD duhet të bëhet një magnet për njerëzit. Më tej ai hodhi akuza ndaj qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rritje të korrupsionit. Kryetari Roland Bejko tha se PD është në fazë ristrukturimi të saj, në mënyrë që të përgatitet për zgjedhjet lokale të ardhshme. Bejko vuri theksin tek largimet masive të njerëzve nga Gjirokastra. Sipas tij kjo është një strategji e Edi Ramës.

© Libohova Online