Mbyllet numërimi në 3 qendra votimi në Libohovë, PD 25 vota para PS-së

Ka përfunduar numërimi i votave në 3 qendra votimit në Libohovë. PD ka marrë 603 vota, PS 578 dhe LSI 61. Vihet re një rritje e lehtë e PD-së, ndërsa LSI ka shumë më pak se në vitin 2017. Mbeten ende për t’u numëruar edhe 6 qendra votimi. Ajo që vihet re deri më tani është se ka shumë vota të pavlefshme që vijnë për shkak të ngatërrimit të numrit të partisë dhe kandidatit. Në shumë fletë është vendosur shenjë në dy subjekte politike duke e bërë të pavlefshme votën. Më e penalizuar nga votat e pavlefshme është kryesisht Partia Socialiste. Në tre qendrat e numërura deri më tani llogariten rreth 50 vota të pavlefshme.