Media e LSI-së/ Alpo Rtv thyen heshtjen zgjedhore, ritransmeton intervistën me Ilir Metën

Heshtja zgjedhore e nisur mbrëmë në mesnatë që ndalon kandiadatët dhe mediat të bëjnë fushatë, nuk respektohet as nga Radio Televizioni Alpo në Gjirokastër.

Kjo media e marrë me qira prej më shumë se një viti nga familja Tavo, ka ritransmetuar sonte në mbrëmjë intervistën me Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta. Intervista ritransmetohej disa herë në Alpo Radio në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.

Nuk është hera e parë që Alpo Rtv i shmanget rregullave të transmetimeve gjatë fushatës elektorale. Për shkak të hapësirës së madhe në minutasz që i jepte LSI-së dhe për t’iu shmangur monitorimit të AMA-s, Alpo Rrtv nuk i publikonte më në internet edicionet e lajmeve.

Ndërkohë intervista me Ilir Metën u realizua të shtunën e kaluar kur ai ishte në Gjirokastër në mitingun e LSI-së, si dhe u transmetua në Alpo Tv mbrëmjen e së hënës. Sonte në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, media e LSI-së e ritransmeton sërish në një përpjekje të fundit për të influencuar elektoratin.

/Libohova Online/