Mediat: Bleona të mbajë premtimin, 24-orë sex me De Biasin! Këngëtarja: Kush është ky?

bleona de biasiNjë lajm i çuditshëm po qarkullon në mediat rozë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro2016. Duke iu referuar një artikulli fallco të një viti më parë, sipas të cilit këngëtarja e shumëpërfolur shqiptare kishte garantuar 24 orë sex me trajnerin e kombëtares, portalet online pyesnin nëse Bleona do ta mbajë premtimin tashmë që ëndrra është realitet. Por, siç ndodh zakonisht në median shqiptare të brishtë dhe të etur për klikime, edhe këtë herë treguan se janë aty vetëm për zhurmë dhe aspak për të thënë të vërtetën, ose të heshtin kur nuk ka gjë për të thënë.

Reagimi i Bleonës një vit më parë është ky:

“Pershendetje te gjitheve! Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshem po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare ne futboll dhe per trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurre nuk kam deklaruar dicka per te ne media. Cfaredo qe te keni lexuar, nuk jam une. Ky eshte profili i vetem zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shume qe te tregoheshit te kujdesshem perpara publikimit te lajmeve te tilla. Me ben vertet per te qeshur shkrimi i publikuar, per nivelin e gazetarise. Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se cfare eshte ky televizion, e jo me te kem thene dicka per te. Linku qe po postoj me poshte, eshte perzgjedhur ne menyre te rastesishme nga dhjetera qe e kishin percjelle lajmin.”

Ndërsa sot, si për të konfirmuar të njëjtin qëndrim, këngëtarja ka ripostuar deklaratën e mësipërme të një viti më parë.