Memet e javës nga Gjirokastra (FOTO)

Zyrtarët e pushtetit vendor dhe atij qëndror i përdorin rrjetet sociale si kanale komunikimi për të pasqyruar aktivitetin e tyre. Kjo nuk është diçka e re apo një ‘shpikje’ shqiptare. Ndodh në të gjithë botën. Sikundër nuk mungon as ‘humori i zi’ në rrjet me postimet e politikanëve, kryebashkiakëve apo personazheve publike. Më në modë aktualisht janë memet, përmes së cilave bëhet humor.

Ne do të sjellim gati çdo javë një koleksion me meme të ndryshme. Gjurmojmë fotot në rrjetet sociale të zyrtarëve që kanë lidhje me qarkun Gjirokastër, për t’i paraqitur tek lexuesit tanë si meme humoristike. Me siguri që kur t’i shihni edhe do të na shani apo nervozoheni.

Por ne nuk mërzitemi! Ju këshillojmë që as ju mos të mërziteni, por t’i përcillni me humor sepse në fakt ky është qëllimi. Për aq kohë sa jeni personazhe të jetës publike, patjetër që ne, ‘kazani’ thotë Kryeministri, do të merremi doemos me ju. Dhe sigurisht që të bësh humor s’ka ligj që të ndalon ? Më poshtë ju njohim me memet e kësaj jave.

©ArgjiroLajm.net