Merr fund çadra, “dorëzohet” Basha, bën marrëveshje me Ramën

Pas më shumë shumë se tre orësh takimi kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit.

I pari që ka folur shkurt për mediat ishte Basha.

Ai tha se është arritur një marrëveshje sipas paketës McAllister +. Marrëveshja do të detajohet brenda 24 orëve të ardhshme.

I pyetur për datën e zgjedhjeve, Basha ka hezituar të flasë, duke i dhënë hapësirë Ramës, i cili është shprehur shkurt “ jam 100% dakord me kryetarin e opozitës për këtë pjesë”. Kaq dhe Rama është largur duke i dhënë dorën Bashës.