Mesazhi i Kumbaros pas fitores: Faleminderit Libohova ime…

Pas fitores së PS-së dhe zgjedhjes deputete e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro ka dhënë një mesazh falenderues për ata që e besuan dhe e mbështetën.

“Përulje para çdo votuesi që na dha votën për Partinë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës dhe na besoi duke na parë në sy e duke na ndjerë me zemër. Faleminderit Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Permeti, Kelcyra, Dropulli, Libohova!  Falenderim dhe mirënjohje për çdo përmetar që më hapi derën dhe më dha besën!.E fundit por jo më pak e rëndësishmja: Faleminderit me shpirt Libohova ime”, shkruan Kumbaro teksa publikon edhe video nga momenti i shpalljes së rezultateve në KZAZ-në e Libohovës dhe Gjirokastrës.

Shihni pamjet.

/Libohova Online/