Meteorologia jep alarmin, orët në vijim do të jenë dramatike për Gjirokastrën

Teksa vendi është përfshirë sot nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje të disa zonave, duket se moti do të vijojë kështu edhe për pak ditë. Por duke filluar orët e vona të ditës së nesërme raportohet se reshjet e shiut do të ulin intensitetin e tyre. Pas mesnatës së të premtes do të ketë një stabilizim të motit, por nuk do të mungojnë reshjet ndërkohë që parashikuesit e motit thonë se të hënën do të ketë një mot të qëndrueshëm, por do të ketë ulje të temperaturave ku në zonat malore do të ketë edhe reshje bore. Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja thotë për News 24 se gjatë mesnatës dhe paradites së të premtes Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena parashikohet të marrin sasinë më të madhe të reshjeve në vend.