Ministrja Manastirliu dhe Flamur Golemi takim me infermierët në Picar (FOTO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim në fshatin Picar me punonjësit e shërbimit shëndetësor të qytetit dhe zonave rurale të Gjirokastrës. Gjatë bashkëbisedimit ajo kërkoi prej infermierëve më shumë përkushtim ndaj komunitetit dhe rritjen e standardit të shërbimit. Manastirliu shoqërohej nga deputeti Flamur Golemi. Ata sollën në vëmendje edhe investimet që do të bëhen në disa qendra shëndetësore të Gjirokastrës, përfshi edhe ato në zonat rurale. Në vijm pati edhe një takim me banorë të fshatit, të cilët shprehën disa shqetësime si vaksinimi i bagëtive nga sëmundja e brucelozës, subvencionet për fermerët, probleme me ligjin 7501 për ndarjen e tokës, kanalet ujitëse etj. Ministrja ishte këto dy ditë në Gjiokastër bashkë me kryeministrin në kuadër të turit llogaridhënës të qeverisë.