Mirush Kabashi mbush Odeonin e Gjirokastrës, emocionon publikun me ‘Apologjinë e Vërtetë të Sokratit’ (FOTO)

Mjeshtri i skenës Mirush Kabashi interpretoi mbrëmë në Gjirokastër monodramën ‘Apologjia e Vërtetë e Sokratit’. Publiku gjirokastrit që kishte mbushur shkallët e odeonit të qytetit, përjetoi me emocion shfaqjen e cila është vënë në shumë skena botërore, duke prezantuar me sukses teatrin shqiptar. Mes spektatorëve të shumtë merrte pjesë edhe kryebashkiakja Zamira Rami, deputeti Flamur Golemi e prefekti Astrit Aliaj. Vënia në skenë e kësaj shfaqje përkonte me 20 vjetorin e veprës së autorit grek Kostas Varnalis, si dhe me 70-vjetorin e lindjes së aktorit Mirush Kabashi. E veçanta tjetër ishte se ajo jepej herë të parë në Gjirokastër. Mes spektatorëve të shumtë ishin të pranishëm edhe turistë të huaj. Shihni fotot më poshtë.