Mjekë specialistë të ushtrisë bëjnë vizita falas në Libohovë (FOTO)

Qendra Shëndetësore ‘Llukman Hasani’ në Libohovë ishte sot e populluar si rrallë ndonjëherë. Kryesisht njerëz të moshës së tretë bënë vizita mjekësore falas te mjekë specialistë të Forcave të Armatasura, të cilët mbërritën në Libohovë herët në mëngjes.

Ata ishin mjekë kardiologë, pneumatologë, otorinolaringologë, traumatologë etj. Këto vizita falas kryhen në kuadër të programit për 100 ditët e para të qeverisjes në mandatin e dytë.

Mjekët specialistë të ushtrisë do të shkojnë në çdo bashki tjetër të vendit. Libohova Online sjell më poshtë foto nga momentet e vizitave në qendrën shëndetësore.

©Libohova Online