Morën pjesë në fushatë, ndëshkohen inspektorët e Tatimeve në Gjirokastër

Ministria e Financave ka kërkuar procedimim disiplinor për 36 punonjës të administratës fiskale me argumentin se kanë thyer ligjin për prezencën në fushatën elektorale.

MF e drejtuar nga Ministrja teknike e PD-së Helga Vukaj, ka konstatuar se këta punonjës bëjnë fushatë elektorale në kundërshtim me VKM-në që I ndalon ata të kryejnë aktivitet politik në orarin e punës.

“Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër,  Korçë dhe Vlorë.

Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor si dhe në FAF Sha.  

Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik”- shkruhet në njoftimin e MF