Moti i keq, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë

permbytjet-2Rruga Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar sërish ditën e sotme për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë pa pushim, si dhe prurjet e përrenjve e kanë bërë të pakalueshme rrugën.

Gjendja më problematike është pranë varrezave të qytetit.

Qindra makina qëndrojnë në radhë në pritje të normalizimit të situatës. Ky aks rrugor u bllokua edhe ditë më parë.

Reshjet e shiut parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së sotme.

permbytjet