Moti i keq, ja gjendja e rrugëve në Qarkun Gjirokastër

autoritetiKa reshje bore ne Gjirokaster. Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.

Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Po punohet per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.

Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.

Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtem te rruges. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur.

Ne Valare –Erind- Çajup te perdoren zinxhire ne 3 km e fundit. Te behet kujdes me qarkullimin ne Qafen e Muzines ne oret e mbremjes.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.