Moti i keq në Gjirokastër, shihni cilët janë ‘heronjtë’ e natës (FOTO)

Në një situatë të tillë emergjence me reshje të dendura shiu dhe mot të ftohtë, natyrshëm të gjithë zgjedhin të evitojnë daljet jashtë shtëpie. Por ka edhe nga ata që janë të detyruar për shkak të punës të ndodhen në terren edhe në këto orë të vona. Eshtë fjala për elektriçistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Gjirokastër, të cilët janë shpërndarë në ato pika ku raportohet për defekte teknike. Ata po punojnë për të riparuar çdo avari në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të mos mungojë në asnjë familje. Shihni disa prej fotove që sjell ArgjiroLajm.net

©ArgjiroLajm.net