Moti i keq, rrugët e qarkut Gjirokastër ku shoferët duhet të bëjnë kujdes

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë krijuar një situatë emergjente në Gjirokastër. Zona e poshtme e qytetit është më në vështirësi, për shkak të vërshimit të ujit të përrenjve. Në aksin Gjirokastër-Kakavijë tre janë pikat më problematike, ku drejtuesit e auomjeteve duhet të bëjnë kujdes. Është fjala për vendin e njohur si ‘Ura e Lumit’, ku ka një prezencë të shtuar të ujit, vendin pranë varrezave të Gjirokastrës dhe më tej pranë fshatit Kordhocë. Po kështu duhet patur kujdes në rrugën Jorgucat-Muzinë, si dhe në vendin e quajtur ‘shkalla e zezë’ në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Policia dhe përfaqësues të shtabit të emergjencave i ngritur në Prefekturë ndodhen në terren për të monitoruar situatën.