Motoristët nga Bari mahnitin Gjirokastrën (FOTO)

Vizitorë të veçantë të Gjirokastrës sot kanë qenë rreth 200 motoristë nga Italia. Ata janë pjesë e ‘Vespa Club-Bari’. Gjatë qëndrimit në qytet motoristët u përshëndetën edhe nga kryebashkiakja Zamira Rami dhe prefekti Astrit Aliaj. Vizita të tilla i shërbejnë promovimit të Gjirokastrës. Vitet e fundit numri i turistëve nga Italia është rritur shumë.