Mrekullia që nuk njohim, një ujëvarë në Grykën e Selckës, fare pranë Libohovës (VIDEO)

Një ujëvarë e panjohur rrjedh në Luginën e Grykës së Selckës, rreth 25 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës. Terreni maft i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bëjnë ujvarën të pamundur për t’u shijuar nga vizitorët.

Gryka e Selckës, me gjatësi rreth 6 km, është një Monument Natyre në Shqipëri dhe ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto. Në disa sektorë Gryka ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes.