Nata e ndërrimit të viteve në Gjirokastër, fshati Zhulat vazhdon të jetë i izoluar prej një muaji

Nata e ndërrimit të viteve nuk është njësoj për të gjithë në Gjirokastër. Fshati Zhulat vazhdon të jetë i zoluar që prej përmbytjeve në fillim të muajit dhjetor. Rreth dy kilometra rrugë e këtij fshati u shkatërrua nga ujërat e rrëmbyeshëm të lumit. Ndonëse para disa ditësh u bë një ndërhyrje provizore, shirat e fundit e shkatërruan sërish segmentin e riparuar. Banorët janë në vështirësi për të pritur e përcjell familjarët për festat e fundvitit, për t’u furnizuar me ushqime apo edhe për të shkuar tek mjeku në rast të ndonjë emergjence. Kjo situatë pritet të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë, deri në përfundimin e një projekti të ri dhe sigurimin e financimit nga qeveria.

©ArgjiroLajm.net