Ndalohet 33-vjeçari nga Asim Zeneli, policia i gjen armë gjahu pa leje në bagazhin e ‘Benzit’

Një 33-vjeçar nga fshati Asim Zeneli është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se shtetasit E.D, gjatë një kontrolli në makinë në afërsi të fshatit të tij iu gjet në bagazhin e ‘Benzit’ një armë gjahu model ‘Bajkal’, të cilën ai e mbante pa leje. Arma është bllokuar nga policia, ndërsa çështja po hetohet në Prokurori.