Ndalohet në Kakavijë 49-vjeçari, del që makinën e kishte të vjedhur në Greqi

Një 49-vjecar tentoi të kalonte pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, por nga verifikimet ka rezultuar se makina e tij ishte e vjedhur në Greqi.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.Q vjeç 49, banues në Athinë, Greqi, pasi dyshohet se në  P.K.K, Kakavijë, mjeti tip “Toyota“,ka rezultuar i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.