“Ndëshkoni Vangjel Tavon”, përmetari gris teserën e LSI-së në sy të Kumbaros e Çuçit (VIDEO)

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe kandidatet per deputete Mirela Kumbaro dhe Elvira Pasho zhvilluan një seri takimesh me banorë të Përmetit. Çuçi i kërkoi përmetarëve të besojnë tek forca dhe angazhimi i PS për të realizuar reformat që sigurojnë forcim të shtetit të së drejtës, ekonomi të fortë dhe mirëqenie për shqiptarët.

Gjatë një takimi tjetër me banorët e Piskovës, ishte edhe një anëtar I LSI-së, i cili tha se tashmë ka kuptuar se cila është forca politike që mund të bëjë reformat. Ai e cilësoi gabim, bashkimin me LSI-së dhe tha se tashmë ka ardhur koha që zona e Piskovës nga bastion i LSI të kthehet në bastion të drejtësisë. Duke i bërë thirrje banorëve të votojne Edi Ramën dhe PS, dhe jo një partie që i flak në rrugë, ai grisi publikisht teserën e LSI.