Ndryshime në Qeveri, Vangjel Tavo pritet të bëhet ministër i Integrimit

tavo ramaLSI nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për ndryshime në qeveri, të paktën sa i përket ministrave të saj.

Javanews.al duke iu referuar burimeve brenda LSI-së raporton se Ilir Meta i ka gati propozimet për kryeministrin Rama në lidhje me ndryshimin e dy ministrave.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Integrimit. Kështu, Vangjel Tavo bëhet ministër i Integrimit Evropian, ndërsa Petrit Vasili ministër i Bujqësisë. Deputeti i Qarkut Gjirokastër, Vangjel Tav, ka shërbyer si ministër edhe në kabinetin “Berisha”, por asokohe drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.